Një sajt takimesh i ka bërë bashkë. Nuk u bënë të dashur, por miq. Dhe mendojnë të mbeten të tillë… Ajo është aktore. Ai shkrimtar. Ajo quhet Mia. Ai Pol. Ajo është angleze. Ai amerikan. Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa. Ajo nuk duhet të bjerë në dashuri. As ai. Në këtë roman Marc Levy na tërheq në një histori dashurie të parezistueshme dhe të paparashikueshme.
Romani për nënën arrin e bëhet kështu një rrëfim autopoetik, por edhe një histori për vendin dhe njerëzit që nuk janë më në jetë. Pa asnjë dyshim, ky është edhe libri më i mirë i Velikić-it deri tani.
Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.