Në këtë libër provokues dhe të formuluar thjesht-e-qartë, dr. Jason Fung-u paraqet një teori origjinale dhe të fuqishme për obezitetin, duke na dhënë njohuri për ushqyerjen e duhur. Përveç pesë hapave bazë, ai paraqet shprehi për të përmirësuar në mënyrë afatgjatë shëndetin tuaj, si dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës. Dr. Fung-u shpjegon se si të agjëroni me ndërprerje, për të thyer ciklin e rezistencës ndaj insulinës dhe të arrini një peshë normale në mënyrë të qëndrueshme.
Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin. Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet. Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.