Motra e Jeronim Stiltonit, është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit. Është gjithnjë e gatshme të niset për udhëtime aventurore prej nga kthehet me artikuj dhe fotografi të bujshme. Tea ka lidhur miqësi të ngushtë me pesë studente të Miushfordit: Koletën, Nikin, Pamelën, Polinën dhe Violetën… Ato janë zemra e grupit Tea Sisters!
Tani që Pitilushja u rrit, ajo do që t’i tregojë dhe t’i tregojnë. Siç do edhe çdo fëmije që ka mbushur 6 vjeç dhe do të lexojë këtë libër që është për fëmijë mbi 6 vjeç.Rudina dhe Alana sollën historitë që u kanë ndodhur atyre, gjatë 2020-ës. Ilustrimet u krijuan nga të vegjlit, Alana, Johani dhe Edi nga Londra, Emi, Pati, Sara, Sibora, Sofi, Krista dhe Johani nga Tirana.
Por çdo fëmijë ka një vend në këtë libër. Një faqe bosh është për ty dhe vizatimin tënd.Sepse kjo është këshilla më e mirë për çdokënd: Uluni dhe shkruani çdo gjë që ju ka ndodhur këtë vit. Me shkronja, ose ngjyra. 2020 ndodh një herë në 100 vjet. Dhe ne ishim dëshmitarë.
Në të vërtetë ajo nuk dëshiron më që ta quaj Pitilushe. Nuk dëshiron më as ta puth kur e përcjell për në klasë.
“Mos dil nga makina” – më thotë ndërsa ikën tup-tup-tup drejt e te termometri në ballë, te hyrja e shkollës. Kur sigurohem që kalon, largohem dhe unë. Ky viti 2020 vjen një herë në 100 vjet ndaj disa nga historitë që më kanë ndodhur mua dhe Pitilushes këtë vit do t’i ndaj me ju sepse kanë ndodhur në një kohë të rrallë. Kjo është diçka që ia këshilloj çdokujt prej jush: uluni dhe shkruani çdo gjë që ju ka ndodhur këtë vit.
Kur mbaron së lexuari librin e tretë të autorit Mustafa Haxhi, në të cilin paraqiten në mënyrë të thjeshtë e të bukur gjëegjëza të stolisura me merak, ndien kënaqësi. Vlerat e këtyre krijimeve origjinale, të vogla e të thjeshta, na nxjerrin në pah me një qartësi e vërtetësi të admirueshme. Çdo gjëegjëzë është krijuar e sistemuar në formën e një poezie të shkurtër e kuptimplote, gjë që të ngjall detyrimisht një kënaqësi të veçantë. Gjëegjëzat e këtij vëllimi të vënë në punë mendjen për ta gjetur zgjidhjen, prandaj kanë dhe një vlerë të shtuar edukative e mësimore, sidomos për brezin e ri. Ato janë një pasuri në kulturën e çdo njeriu.
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t’ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit, për të qenë më të saktë.
Mund ta thyejë Fama heshtjen në kohë për të shpëtuar botën? Fama mburret me faktin se i di të gjitha thashethemet që qarkullojnë në AMO. Po ndodh që kapet me presh në duar aty ku nuk i takon, ndaj sfidohet të kalojë një ditë të tërë pa bërë thashetheme, duke iu nënshtruar një magjie të veçantë, për të qenë të sigurt! Po, kur një udhëtar pa biletë nënkupton se do të bëjë diçka që mund të kërcënojë jetën në Tokë, Famës i duhet të gjejë një mënyrë për të paralajmëruar drejtorin Zeus. Do të mundet kjo vajzë e thashethemeve ta thyejë betimin e vet për të ruajtur heshtjen përpara se të jetë tepër vonë?
Persefoni u lodh duke kënaqur këdo… Sikurse e nxit mamaja, Persefoni shpesh nuk ua prish qejfin të tjerëve, në vend që të bëjë atë çka vetë dëshiron. Po, kur takohet me djalin e keq të Akademisë së Malit Olimp, Hadin, më në fund, ndien se ka gjetur dikë, me të cilin të sillet si vetvetja. Ai është i pari person, që vërtet e dëgjon dhe asaj fillon ti pëlqejë, përpos faktit se vajzat e tjera perëndesha mendojnë se ai ndjell keq. Po, nëse Hadi e bën të ndihet kaq e veçantë, e kaq rehat, atëherë ai ndoshta nuk është edhe aq i keq.