-
-
-
-
-
-
Biblioteka futuristike
0Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Po sikur të zbulojmë thesarin e Ali Pashait në Tepelenë?
Po sikur të dalim kampionë bote në futboll?
Po sikur të hyjmë në Europë?
I duhet edhe shkrimtarit të ëndërrojë.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Lufta e gjuhëve dhe politikat gjuhësore
0“Ky ligj është mjaft i thjesht: gjuhët priren sistematikisht drejt rregullsisë. Nga kjo pikëpamje duhet t’i japim fund mitit të “bukurisë” së gjuhëve të lashta, si latinishtja, greqishtja, hebraishtja apo arabishtja klasike të cilat nëpërmjet lakimeve dhe parregullsive të tyre janë në të vërtetë monumente mjaft të ndërlikuara, dhe këtë mund ta vërejmë fare mirë, për shembull, te frëngjishtja apo anglishtja e vjetër, se si numri i lakimeve pakësohet për t’i lënë vendin një rendi të ngulët sintaksor dhe fjalive, shkurt pra se si gjuha sistematizohet. Nëse e projektojmë këtë ligj nga e kaluara, do të mund të formulonim një hipotezë të parë historike sipas së cilës kodet e para nuk duhet të kenë pasur asnjë rregullsi: në fakt ato nuk ishin kode por nomenklatura. Kjo do të thotë se përgjatë historisë gjuhët nuk janë ndërlikuar, siç pohojnë disa teori raciste (gjuhët “primitive”, fillimisht të kufizuara, u stërholluan pak nga pak me zhvillimin e kulturës).”
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Politike dhe letersi:paradigma Gramsci
0Vepra “Politike dhe letersi: paradigma Gramsci” (botimi i dyte i rishikuar), e cila po i ofrohet lexuesit e perkthyer nga Majlinda Bashllari, vjen ne letrat shqipe me rastin e 100-vjetorit te autorit te saj, Arshi Pipa. A.Pipa e shkroi ne anglisht dhe ajo mbeti e daktilografuar si nje veper “gati per botim”,por pa mundur te botohej deri me sot. Nuk ka nje date te sakte se kur kjo veper mund te jete perfunduar. Nga leximet qe i jane bere tekstit, mendohet se mund te jete rreth viteve 1985-1986. Doreshkrimi permban rreth 469 faqe, perfshire ketu edhe nenndarjet e shenimeve dhe referencat per veprat e cituara.Struktura e tekstit, ne varesi te subjektit te trajtuar, leviz neper teknika te ndryshme narracioni: lineare, kronologjike, shkak-pasoje, deskriptive,krahasuese etj.Citimet origjinale te puneve te Gramsci-t pasohen nga analiza shteruese sociale, psikologjike dhe sidomos filologjike te Pipes, qe arrijne te japin ne fund nje portret kompleks me shume dritehije te figures tragjike te Gramsci-t. Bashkengjitur kesaj monografie per Antonio Gramsci-n eshte edhe autobiografia e Arshi Pipes.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
William Shakespeare
0Ideali ! Model satirik i progresit të pandalshëm .
Të kujt janë gjenitë po të mos jenë të tutë , o popull ? Ata të përkasin ty , ata janë bijtë dhe etërit e tu . Ti i lind dhe ata të mësojnë . Ata hapin shtigje drite në kaosin tënd . Fëmijë , ata kanë pirë në gjirin tënd , janë fërgëlluar në matricën universale të njerëzimit . Secila prej fazave të tua , o popull është një avatar . Thelbi i thellë i jetës duhet kërkuar tek ti . Ti je gjiri i madh . Gjenitë burojnë prej teje , o turmë e mistershme .
E pra , le të kthehen tek ty .
Popull , krijuesi , Zoti ,t’i kushton ty . -