Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.
“Duke shembur mitet dhe bindjet e rreme, Barbara Famborini dhe Alberto Pellai kanë stiluar një libërth të vërtetë udhëzimesh mbi paraadoleshencën, për të kuptuar çfarë ndryshon në trupin dhe në trurin e djemve dhe vajzave e për t’u ofruar prindërve lnstrumentet për t’u perballur me sjelljen e duhur me këtë kapitull të vështirë të ekzistencës se bijve të tyre.
Përfitoni sa më shumë nga të drejtat tuaja. Njihni dhe kërkojini ato:Si i ri apo e re, ju keni të drejtat njerëzore pa marrë parasysh se kush jeni apo ku jetoni. Ato përfshijnë lirinë për të folur dhe për të shprehur opinionet tuaja si dhe të drejtat për barazi, shëndet, një mjedis të pastër, një vend të sigurt për të jetuar dhe mbrojtje nga dëmtimet.Por, të drejtat shpesh mohohen. Qeveritë dhe të rriturit duhet t’i mbështesin ato, por jo gjithmonë e bëjnë këtë.