“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, D’Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.