Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor. Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar. Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve – përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera.
Emilia de Uit, 15-vjeçare, ka qenë gjithmonë shembullore, por kur babai i saj shkakton një skandal dhe në internet fyerjet vërshojnë nga të gjitha anët, ajo bën gati valixhen dhe ia mbath për në Nju Jork, qyteti i saj i preferuar, pa i thënë askujt. Për t’u larguar nga skandali që ka tronditur Amsterdamin, për të cilin fajtor është i ati.Ky nuk është një udhëtim i zakonshëm: është deklarata e pavarësisë e Emilias. Është mundësia e saj për të lënë pas jetën që prindërit po ia shkatërrojnë. Për të parë edhe nëse e ëma, artisja me famë botërore, do ta vërë re mungesën e saj.Nju Jorku ia rrëmben zemrën Emilias sapo e shkel, edhe pse asgjë nuk shkon sipas planit. Ajo zbulon se apartamenti i marrë me qira nëpërmjet internetit, nuk ekziston. Përveç kësaj, një uragan i egër, Sendi, është rrugës për në Nju Jork. Si mund të mbijetosh dhe t’ia dalësh pa prindërit, pa rehatinë e përditshme, vetëm në shoqërinë e dy adoleshentëve të saponjohur dhe një vajze të vogël të guximshme? A mund të shpëtosh nga problemet dhe vetja midis kaosit të jetës metropolitane? Emilia do të përballet me uraganin, duke kuptuar se stuhitë të tronditin vërtet, por ndonjëherë janë të nevojshme, sidomos kur të ndriçojnë njëqind orët e natës.