Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit. Libri ndahet në pjesë të titulluara përkatësisht: E lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar. Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.