-


-


Qielli nuk ka te perzgjedhur
01,400LLiliana është tërheqëse, e bukur… e njëherazi në prag të vdekjes nga tuberkulozi. Por ajo nuk dëshiron të mbyllë ditët e saj të fundit në një spital mes Alpeve. Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian – të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t’i japë vetes edhe një shans tjetër…
-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qortimet e zotit Shyti
01,100LMe botimin e dy vëllimeve të mëparshme dhe përkthimin e një antologjie në greqishte, autori kish menduar ta mbyllte serinë dhe ta arkivonte krijesën e vet të pashtruar, por nuk i paskësh bërë hesapet mirë me personazhin – meqë zoti Shyti kish ende shumë për të thënë.
I konceptuar si një monolog herë ngacmues, herë intrigues e herë zbavitës, në qendër të një kafeje imagjinare por aq familjare për shqiptarin e këtyre viteve, personazhi përmbledh në vete një traditë që nis ndoshta me Sokratin e dialogëve, duke i dhënë kafesë së thjeshtë të mëhallës tiranase atributet e skenës së një teatri antik, ku nuk mungon as kori, as personazhet satelite e ndonjëherë as publiku i imagjinuar.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qyteti i Avullit
0800LQyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
-


-


-


-


-


Qyteti i pasur
01,500LVenediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Rapsodi ne pjate
03,000LNjë rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit
02,000LRebelët, besimtarët, të mbijetuarit Studime mbi historinë e shqiptarëve. Falë një gjysmëshekulli nën komunizëm, si dhe gjuhës pak të njohur, Shqipëria ka vuajtur nga neglizhenca dhe izolimi. Megjithatë, siç na tregon ky libër, tokat shqiptare kanë një histori të gjatë bashkëveprimi me të tjerët. Ato kanë qenë një terren takimesh të krishtërimit dhe islamit; një kanal përmes të cilit, Venecia lidhej me Ballkanin Osman; një vend me interes për habsburgët; dhe një vatër për ambiciet e fuqive fqinje në periudhën e vonë osmane. Vetë shqiptarët mund të kenë shumë identitete të ndryshme. Studimet e paraqitura në këtë vëllim, nga një prej ekspertëve kryesorë të botës mbi historinë shqiptare, variojnë nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të njëzetin, duke fokusuar politikën, historinë shoqërore, fenë dhe diplomaeinë. Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. Studimet e tjera sjellin në jetë individë të zakonshëm, deri rnë tani të panjohur nga historia, për shembull: gratë e largu.ara para Inkuizicionit ose autorin e autobiografisë së parë shqiptare. Një pjesë e këtyre studimeve janë botuar më parë (disa të vështira për t’u gjetur, dhe vetëm një ekziston në shqip), por përmbajtja më e madhe e këtij libri na shfaqet këtu për herë të parë. Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje rnë të gjera si: konvertimi fetar, “kriptolishtërimi” mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.
-


-


-


-


-


-


Receta për të vegjlit
01,500LLibri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Anabel Karmeli feston 30-vjetorin e librit të saj më të mirë të gatimit me këtë botim special të përditësuar dhe të zgjeruar, ku tanimë përfshihen udhëzime të reja për ushqimin në dorë dhe akoma më shumë receta për të rritur fëmijë të shëndetshëm e të lumtur. Ky udhëzues përfshin gjithashtu këshilla thelbësore dhe të thjeshta dhe planifikues vaktesh për heqjen nga gjiri hap pas hapi. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të konsoliduar shëndetin që në fillesat e jetës së fëmijës. Diçka e domosdoshme për të gjithë prindërit. Lëreni Anabelën t’ju udhëheqë në vitet e para të fëmijës suaj me dijet e saj për ushqyerjen e shëndetshme. Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

