Oscar Wilde  


Për Oscar Wilde është bërë zakon të flitet si për një prozator, poet, përralltar dhe dramaturg me famë të merituar. Krijimtaria i takon tërësisht shekullit të 19-të, por me të drejtë mbahet si një prej pararendësve të modernizimit të shekullit 20-të, i cili në truallin anglez pati përfaqësues të mëdhenj si Xhojsin, Eliotin, Vulfin e të tjerë.
Në fundin e shekullit 19-të u vu re lindja dhe marrja krahë e dukurisë artistike të estetizmit, si reaksion ndaj pozitivizmit, darvinizmit edhe ndaj realizmit, për kohën përfaqësoheshin nga pena  si Hardi, Kronini, Gllosuorthi e të tjerë. 


Përfaqësuesit e estetizmit iu kundervunë” tradicionalizmit  të ngurtë në fushën e krijimtarisë  artistike.”Ata absolutizonin shikimin subjektiv të gjithçkaje.                       
Shkrimtari më i njohur që krijoi duke qëndruar me të dyja  këmbët në platformën e estetizmit është Oscar Wilde.               
Oscar Wilde ka lindur në Dublin, kryeqyteti i Irlandës, më 16 Tetor 1854 në familjen e një kirurgu me emër.              
Në sjelljen e adoleshentit të përkorë nuk vihej re asnjë simptomë e tillë që do të paralajmëronte rebeluesin e ardhshëm .  
Ishte tip i shtruar, punëtor dhe i dhënë shumë pas dijeve, kjo edhe ngaqë mjedisi familjar ku rritej e favorizonte. Dera e tyre qe e hapur për personalitete të shquara, bisedohej për gjëra me peshë, shpreheshin gjëra të guximshme e mendime të lira.  


Djaloshi i mençur ua thithte nektarin të thënave, por qëndronte mënjanë. Si mbaroi shkollën e mesme 1874 u regjistrua në universitetin e oksford-it, ra në kontakt me idetë estetike të profesorëve, e tërhoqi letërsia antike greke, më të dashur kishte Eskilin, ëndërronte që në botë të vendosej harmonia Helenike.  Mësonte pak, por provimet i shlyente falë aftësive të jashtëzakonshme.             
“Atë që duhet ditur patjetër, nuk ta mësojnë kurrë”, ka thënë. Pas mbarimit të universitetit punoi shumë për tu thelluar në dijet e fituara. Wilde nuk e honepeste rëndomësinë. Tërhiqte vëmendjen dhe veshja. Sa për frazat mendje-mprehta që përdorte dhe batutat e holla që lëshonte, ato kaloheshin gojë më gojë .   
Sjelljen e quante “Helenizëm i ri”, me këtë term kuptonte harmoninë që mbizotëronte brenda shpirtit dhe lirinë e plotë të individit, sipas tij kjo ishte një kërkedë e kohës .                   
Wilde do të kalonte ditë lavdie në vendin e vetë dhe në botë.


Gjeniun e vetë po e aplikonte në jetën që bënte, kurse në letërsi po aplikonte vetëm talentin. Synonte ndryshim jetësor të shumicës, jepte shembull se ç’duhet bërë që ti afroheshe harmonisë. Ngjarja më e madhe në krijimtarinë e shkrimtarit me luhatje të shumta dhe risi befasuese, me ekstravaganca shokuse në sjellie e qëndrime ka qenë botimi i romanit “Portreti i Dorian Greit”.
Në esetë dhe artikujt që ka shkruar kushtuar raportit të së bukurës me jetën, Oscar Wilde ka besuar me ngulm idenë madhore se arti duhet të qëndrojë larg moralizimeve, se duhet të jetë i kulluar, nuk duhet të vihet në shërbim të nevojave utilitare.     


Mbeti si një krijues novator dhe i guximshëm, por dhe si njeri me fat tragjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *