Availability: In Stock

Seksi i dyte 1

SKU: 9789995635275

1,200L

Category:

Përshkrim

Shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir lindi në Paris në vitin 1908. Që në moshë të re ajo njihet me J.P. Sartre dhe mbetet shoqja e tij deri në fund të jetës. Ajo ndikohet nga mendimi filozofik i Sartrit dhe krejt vepra e saj është me frymë ekzistencialiste. Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime.

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Ndër veprat e saj përmendim romanin “Mandarinët”, që i jep çmimin “Goncourt” më 1954. Pas vdekjes së Sartrit, Simone de Beauvoir boton “Ceremonia e lamtumirave” më 1981 dhe “Letra Kastorit” (1983). Kastor është emri me të cilin e quan atë Sartri, të cilat përmbledhin një pjesë të letërkëmbimit shumë të pasur mes tyre.

Deri ditën që vdiq, më 14 prill 1986, ajo bashkëpunoi gjallërisht në revistën e themeluar prej saj dhe Sartrit, “Kohët moderne”, dhe shpalosi në forma të ndryshme solidaritetin e saj me lëvizjen feministe. Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim vendin e parë e zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese e referencë e lëvizjes feministe botërore.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

267

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

3/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Seksi i dyte 1”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *