Availability: In Stock

Tabula Rasa

Autor: Alesia Balliu
SKU: 9789928320636

1,000L

Përshkrim

Ky ështe një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur të vijë në terrenin studimor shqiptar. Përvoja dhe intuita na e kane përvijuar fenomenin ‘tabula rasa’, çka znj. Balliu e pozicionon në politikë, e emërton ‘metodë të ligjvënësit shqiptar dhe me të i referohet një “cikli konstant që fillon vetëm nga zero dhe përfundon në zero, menjëherë pas marrjes së pushtetit”. Merita e padiskutueshme e autores është që këtë fenomen nihilist, deri tani të aksesuar vetëm nëpërmjet përvojës dhe intuitës, e ka analizuar në mënyre sistematike, e ka konceptualizuar dhe e ka lidhur me fenomene të tjera që rrjedhin prej tij, e mbi të gjitha me paqëndrueshmërinë e institucioneve shqiptare, pra me një dështim themelor për ngritjen e demokracisë funksionale në Shqipëri.

Autorja ka përdorur këndvështrime të ndryshme për ta analizuar sa më qartë dhe tërësisht fenomenin kompleks të tabula rasa-s. Këtu janë përdorur nocione dhe ide nga politologjia, shkenca juridike, filozofia, sociologjia, shkenca ekonomike dhe psikologjia. Kjo metodologji plurale e ka pasuruar librin, por nga ana tjetër, e ka bërë më të vështirë detyrën e studiueses. Zj. Balliu ka arritur ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe i ka sintetizuar më së miri në funksion të qëllimit të studimit të gjitha këto perspektiva të ndryshme. Autorja meriton përgëzime për zhvillimin sistematik dhe ndriçimin shumëplanësh të një ideje kaq komplekse sa kjo e tabula rasa-s. Në këtë kuptim, ky libër është gjithashtu një inkurajim i madh për studime të tilla ndërdisiplinare në të ardhmen.

Klementin Mile, Lektor i Filozofisë, UET.

Tranzicioni ynë i gjatë politik është konfiguruar jo vetëm prej periudhës së gjatë të izolimit të vendit, por më shumë prej një sërë pasojash të tjera që ky izolim shkaktoi në mendësinë e shqiptarëve; duke filluar që nga kuptimësia në lidhje me qeverinë dhe qeverisjen, deformimet në lidhje me atë çfare mund të konsiderohet politikë aktuale dhe përparim në momente të caktuara kohe, deri tek shpërndarja e pushtetit dhe shfrytëzimi i tij për qëllime e interesa personale. Për më tepër, mungonin instrumentet e domosdoshme për të prodhuar, interpretuar e zbatuar si duhet një kuadër ligjor dhe rregullator, në një shoqëri të sapodalë nga zinxhirët e autoritarizmit. Kështu, tranzicioni shqiptar u shoqërua me paqëndrueshmëri institucionale,me fjalë të tjera, me ndryshime kaotike të institucioneve dhe ligjeve, çorganizim hierarkik dhe emëror, brenda dhe midis institucioneve.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

281

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/8

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tabula Rasa”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *