Përshkrim
“Bankieri anarkist dhe proza të tjera” është një përmbledhje prej katërmbëdhjetë prozash. Novela që i jep titullin librit, ngjeshur brenda një dialogu sokratik midis dy miqsh të vjetër që takohen në një kafene, vë gishtin mbi një problem njerëzor universal: pikëtakimin midis teorisë dhe jetës. Si mundet një bankier i pasur ta mbajë veten për anarkist? Përgjigje pas përgjigjeje, bankieri na përvijon portretin e një kontradikte të njëmendtë dhe të pazgjidhshme. Ironia është tronditëse pikërisht sepse pohimet e tij nuk thuhen me shaka. Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
Mbi autorin
Fernando António Nogueira Pessoa lindi në Lisbonë në vitin 1888. Njihet si poet, prozator dhe novator i letërsisë moderne portugeze e asaj botërore. Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e tij, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Alvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro, etj.). Ndikimi i Pessoa-s në letërsinë e shek. XX e më pas, është i ndjeshëm te disa autorë si p. sh. rasti i nobelistit Jose Saramago në romanin e tij “O Ano da Morte de Ricardo Reis”. Pessoa vdiq në qytetin e lindjes më 1935, duke lënë të pabotuara një pjesë të madhe të shkrimeve të tij.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.