Availability: In Stock

Fara e revoltes

Autor: Sherif Bundo
SKU: 9789928086280

1,000L

Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre që e shkaktojnë, romani na hap dritare të reja mbi këtë botë ku duhet të sundojë vetëm respekti për dijen. Me gjuhë të rrjedhshme e të pasur, me personazhe që të nguliten në mendje, Fara e revoltës është një tjetër pasurim i letërsisë sonë.

Përshkrim

Diana ÇULI shkrimtare

Libri ka në epiqendër një kohë që mbart peshën e së kaluarës së afërt dhe të logjikës subjektive ndaj zhvillimeve ekonomike. Liria kish trokitur ndrojtur në derën tonë, e priste një rrugë e gjatë deri në gjetjen e vendit që takonte, ende është rrugës… Autori i ka dhënë ngjyrim letrar kronikave të përjetuara nga personazhet, duke na ofruar një roman ku kombinohet bukur stili letrar i arrirë dhe përvojat jetësore.

Prof. Dr. Shyqyri LLAÇI) Universiteti i Tiranës

Një libër ku sintetizohet esenca e përvojës, përjetimeve, analizave dhe reflektimeve, të shkruara rrjedhshëm, me stil letrar, herë filozofik e herë romantik, por gjithnjë me shumë pasion dhe talent për të shkruar. Personazhe të skicuar artistikisht bukur dhe të krijuar në kontekstin e kohës kur zhvillohen ngjarjet.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

421

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fara e revoltes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *