Availability: In Stock

1q84 – Libri i trete

SKU: 9789928221643

1,600L

Shtepia botuese Skanderbeg Books sjell librin e trete dhe te fundit te 1q84, konsideruar si kryevepra e Haruki Murakamit, permes perkthimit te Ilir Baçit.

Përshkrim

Gjithçka ishte vendosur tashmë, që kur kishte hyrë fillimisht në këtë botë të quajtur 1q84. Të jetuarit e vetme në këtë botë të paarsyeshme – ku ka dy hëna në qiell, një të madhe, një të vogël, ku disa të quajtur Njerëzit e Vegjël kanë në dorë fatin e të tjerëve – çfarë kuptimi do të kishte, tekefundit?… E ndaloi ecjen drejt vdekjes, sepse kishte dëgjuar një zë të largët… E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë… Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare. Kishte mbetur vetëm një jehonë e zbrazët, e zhveshur nga çdo kuptim. Megjithatë, brenda atij tin¬gulli dalloi një ngrohtësi të cilën nuk e kishte ndier prej vitesh. Zëri sikur e thërriste me emër… Të qëndroj edhe ca kohë gjallë këtu dhe të shoh me sytë e mi se çfarë do të ndodhë. Pastaj të vdes – shpejt do të vijë edhe ai çast.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

415

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “1q84 – Libri i trete”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *