Availability: In Stock

Punk 57

SKU: 9789928338662

1,200L

Nga autorja më e shitur e “New York Times”, Penelope Douglas, vjen romanca më e fundit e dashurisë dhe urrejtjes.

Përshkrim

MISHA
Nuk mund të mos buzëqesh me letrat e saj. Atë e merr malli për mua. Në klasën e pestë, mësuesja na udhëzoi të lidhnim letërkëmbim me nxënës të tjerë. Meqë e kisha emrin Misha, mësuesja e shkollës tjetër më bashkoi me nxënësen e saj, Rajanën. Nga ana tjetër, mësuesja ime pranoi, sepse e mori Rajanën për djalë. Nuk u desh shumë për të kuptuar gabimin, po ndërkohë mes nesh ishte vendosur një marrëdhënie, kishin filluar debate për gjithçka. Cila është pica më e mirë? Android apo “iPhone”? A është Eminemi reperi më i madh i të gjitha kohëve? Ky ishte vetëm fillimi, sepse biseda mes letrash vijoi për shtatë vitet e ardhshme. Ajo shkruan përherë në letër të zezë dhe me stilolaps ngjyrargjendi. Ndonjëherë më dërgon një letër në javë, herë të tjera tri në ditë, por unë kam nevojë për to. Ajo është e vetmja që më mban në rrugën e duhur, më flet hapur dhe më pranon siç jam. Kemi vetëm tri rregulla: jo rrjete sociale, jo numra telefoni, jo fotografi. Kemi një gjë të mirë, pse t’i vëmë shkelmin? Derisa gjej foton e një vajze në internet. Ajo quhet Rajana, i pëlqen pica e “Gallo”-s dhe adhuron “iPhone”-in. Sa janë gjasat që të jetë ajo? Duhet ta takoj, vetëm se nuk e di që do ta urrej atë që do të zbuloj.
RAJANA
Ai ka tre muaj që nuk më shkruan. Diçka nuk shkon. Mos ka vdekur? Mos e kanë arrestuar? Njohja me Mishën është gjithçka për mua. Pa të, do të çmendem. Kam nevojë që të më dëgjojë dikush. E kam fajin vetë. Duhej t’i kisha marrë numrin e telefonit, fotografinë a diçka tjetër. Mund të jetë zhdukur përgjithmonë. Ose e kam para syve dhe nuk e di.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

313

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Punk 57”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *