Availability: In Stock

Vilajeti i Kosoves ( 1877 – 1912 )

Autor: Mucize Ünlü
SKU: 978-9928-366-72-6

1,200L

Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor.

Category:

Përshkrim

Për të kuptuar historinë e Ballkanit, është e domosdoshme të njohësh historinë e Kosovës, sepse Kosova, ky territor autokton shqiptar, ndër shekuj është bërë mikpritësja dhe streha e sigurt e kombësive që janë vendosur në këtë krahinë gjatë periudhave të ndryshme historike.

Vend të veçantë kanë çështje të jetës politike, ekonomike, ushtarake, të strukturës administrative, etnike, sociale, arsimore, fetare, kulturore etj., që nga krijimi i Kosovës si vilajet më vete, më 1877, e deri në vitin 1912, kur u shkëput nga Perandoria Osmane.

Vëmendje të veçantë kanë edhe ngjarjet e rëndësishme, si: krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qershor 1878, lëvizjet kryengritëse shqiptare, pakënaqësitë kundrejt administratës osmane qendrore dhe lokale; lëvizje që arritën kulmin me kryengritjet e vitit 1910-1912 dhe përgatitën kushtet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

358

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vilajeti i Kosoves ( 1877 – 1912 )”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *