Availability: In Stock

Magjistratura në demokracitë bashkëkohore

SKU: 9992759550

900L

Ky libër është një instrument i dobishëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënieve midis magjistraturës dhe politikës në demokracitë kushtetuese, domethënë, në regjimet që priren të pajtojnë parimet e sovranitetit popullor me respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, një detyrë kjo e fundit që në një shkallë të gjerë u është besuar gjykatësve.

Category:

Përshkrim

Ekspansioni i pushtetit të tretë, shpesh i përkufizuar si “gjyqësorizimi i politikës” nuk është një dukuri kalimtare, por është e paracaktuar të shenjojë thellësisht fatin e ardhshëm të demokracive.

Në një kontekst krahasues të realiteteve të ndryshme kombëtare, një vështrim kompleks dhe i diferencuar i raportit midis magjistraturës dhe sistemit politik.

Mbi autorët
Carlo Guarnieri jep leksione për sistemin politik italian në Fakultetin e Shkencave Politike në Bolonjë. Ai është autor i shumë studimeve dhe librave për sistemin gjyqësor, midis të cilëve po përmendim: “Magjistratura dhe politika në Itali”, “Drejtësia në Itali” dhe “Demokracia gjyqësore”

Patrizia Pederzoli jep leksione për sistemet gjyqësore të krahasuara në Fakultetin e Shkencave Politike në Forli. Midis të tjerave ka botuar “Përzgjedhja dhe formimi i profesioneve ligjore në Gjermani”.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Magjistratura në demokracitë bashkëkohore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *