Përshkrim
Ky libër i gjuhëtarit të shquar italian Giorgio Graffi është një nga tekstet bazë, që përdoret si literaturë e domosdoshme në çdo degë filologjike në universitetet europiane. Pa dyshim, studimet për sintaksën e shqipes, të përfaqësuara nga emra të njohur si M. Domi, S. Floqi, R. Përnaska etj., janë një bazë e mirë për çdo student a studiues, por vepra e Graffit i sheh dukuritë në një këndvështrim të ri, jo vetëm në italianistikë, por edhe në planin e përgjithshëm teorik, sidomos në raport me përvetësimin e drejtimeve e korenteve të reja gjenerativiste e më tej. Në përkthimin shqip shpesh është ndërhyrë me vërejtje filologjike nga përkthyesi dhe redaktorët, që e pasurojnë përkthimin edhe nga ana didaktike; në planin krahasues, për të ballafaquar funksionimin e dukurive edhe për gjuhën tonë mes shembujve përkatës; për të vënë në pah ndryshimin e terminologjisë së përdorur në studimet tona sintaksore ose për të shpjeguar më tej koncepte të reja në gjuhën tonë. Kësaj qartësie dhe procedure “didaktike” në aspektet teknike i korrespondon, te vëllimi i Graffit, një kthjelltësi e admirueshme që arrin të “vërë përposh” kompleksitetin dhe vështirësinë e materialit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.