Availability: In Stock

Vdekja e Amalia SaÇerdotes

SKU: 9789928103505

Çmimi origjinal qe: 800L.Çmimi i tanishëm është: 720L.

2 stok

Category:

Përshkrim

Ngjarjet e romanit marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peisazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndëmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë – herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset.

Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës në karriera, në kompanitë publike, në paketa aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat.

Vorbulla, që politika sjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit. Edhe të pafajshmit, të cilët besojnë se janë jashtë ose në kufijtë e komplotit dhe dinë si të “fërgohen me vajin e vet” rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjë larje e beftë hesapesh.

Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit të komplotit, i mbështjell të gjithë dhe të pengon të deshifrosh llogaritjen e patëmetë, prapa kundërshtisë në dukje të detajeve. Këtu, ajo instancë e lartë e kontrollit që nuk lë asgjë në dorë të fatit, nuk zbulohet. Dikush në krye të piramidës ka hedhur rrjetën e peshkimit, ku “natyrisht, mbesin mbrendë peshqit ma të marrë ose ma të avashëm, sepse ata ma të zot sapo e shofin rrjetën tuj u ulë, ia mbathin me kohë”.

Mbi autorin
Andrea Camilleri edhe një herë shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Siçilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë që lexuesi sakaq ndihet i përfshirë në vorbullën e një kurthi të afërt dhe të largët. Në origjinal, libri titullohet në mënyrë metaforike “La rizzagliatta” (në dialektin siçilian “rizzaglio”: rrjetë peshkimi). Pra, ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të “Romanit Negra 2008”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

172

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

1/4

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vdekja e Amalia SaÇerdotes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *