Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.
Në këtë libër provokues dhe të formuluar thjesht-e-qartë, dr. Jason Fung-u paraqet një teori origjinale dhe të fuqishme për obezitetin, duke na dhënë njohuri për ushqyerjen e duhur. Përveç pesë hapave bazë, ai paraqet shprehi për të përmirësuar në mënyrë afatgjatë shëndetin tuaj, si dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës. Dr. Fung-u shpjegon se si të agjëroni me ndërprerje, për të thyer ciklin e rezistencës ndaj insulinës dhe të arrini një peshë normale në mënyrë të qëndrueshme.
Menopauza është një cikël i jetës që e kalon çdo grua e megjithatë shumë e kalojnë me turp, frikë, informacione të gabuara ose heshtje. Pse nuk flet askush hapur për të? Kush i ka informacionet e sakta dhe si mund t’i përfitojmë ato? Pikërisht nga këto pyetje lindi ideja për këtë libër.
Herë pas here në jetën e përditshme mbytemi aq shumë me obsesionet sa pas një pike të caktuar e kemi të vështirë të jetojmë jetën normale. Njerëzit që përpiqen me lloje të ndryshme të obsesioneve si obsesioni i pastërtisë, obsesioni i besimit, obsesioni i koleksionimit, në shumicën e rasteve nuk e vërejnë se kjo është një sëmundje. Prandaj të shohësh se sëmundja e obsesionit mund të kurohet, do të thotë hedhja e një hapi shumë të rëndësishëm që këta pacientë të fitojnë shëndetin.
Libri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Anabel Karmeli feston 30-vjetorin e librit të saj më të mirë të gatimit me këtë botim special të përditësuar dhe të zgjeruar, ku tanimë përfshihen udhëzime të reja për ushqimin në dorë dhe akoma më shumë receta për të rritur fëmijë të shëndetshëm e të lumtur. Ky udhëzues përfshin gjithashtu këshilla thelbësore dhe të thjeshta dhe planifikues vaktesh për heqjen nga gjiri hap pas hapi. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të konsoliduar shëndetin që në fillesat e jetës së fëmijës. Diçka e domosdoshme për të gjithë prindërit. Lëreni Anabelën t’ju udhëheqë në vitet e para të fëmijës suaj me dijet e saj për ushqyerjen e shëndetshme. Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme
Tema e paraqitur përmes këtij studimi monografik ka vlerë të madhe për faktin se është studimi i parë , i vetëm i gjerë e i plotë mbi tumorin Wilms në Shqipëri .
Libri:”Vitaminat dhe Mineralet në fruta dhe perime”,botim i parë është pritur shumë
mirë nga lexuesit.Duke u bazuar në kërkesat e shumta që kam marrë nga dashamirësit
dhe lexuesit e këtij librit po bëjme ribotimin e tij.Në këtë ribotimin janë marrë parasysh
edhe studimet e reja që janë botuar gjatë këtyre viteve të fundit mbi rëndësinë e
marrjes të vitaminave dhe mineraleve në fruta dhe perime dhe rolin e tyre në mbrojtjen
e shendetin të njeriut nga sëmundjet e ndryshme.Por në këtë botim janë marrë
parasysh edhe mendimet dhe vrejtjet e lexuesve dhe dietologve në fushën e të
ushqyerit.