-


-


-


Per shkak te vajzave nga Parisi
01,000LNë këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika. Më penelata të ngjeshura përplot emocion zbulohet dilema e madhe: Do të qëndrojmë, apo do të kthehemi? Sepse ballafaqimi i parë është si një nokdaun në ringun e jetës. Në këto dilema, apo mësime ; mëshirë për të rrëzuarin, dështimi është përvojë, jo humbje, qëndro, vetëm qëndro, duro dhe prit, syri i tregimtarit njohu pamje të reja të sjelljes së individit në një vend të huaj. Megjithëse në moshë të thyer, ai punoi 11 vjet në Nju Jork dhe përvoja e këtyre viteve u ngjiz në tregimet e këtij libri. Por nuk mjafton vetëm vëzhgimi i përimët, apo përvoja vetjake, duhet dhe frymëzimi, mjeshtëria, të cilat dëshmohen me forcë në faqet emocionuese të këtij libri. Emigranti është udhëtari në kërkim të një identiteti të ri. Udhëtari i suksesit apo i dështimit, që përmblidhen në fjalën domethënëse e aq dramatike; përshtatja me Amerikën, Botën e re. Pikërisht të lufta për t’u përshtatur është dhe thelbi i historive në këtë përmbledhje, më ngjyrim të theksuar autobiografik. Gjithashtu dhe çështje të tjera jetike që e mundojnë emigrantin si: vështirësitë gati të papërballueshme që has në fillim dhe malli për atë që ka lënë pas; tokën e tij, të afërmit, miqtë… Në këto përplasje me mjedisin, punën, shoqërinë, në një vend të huaj, të madh, me mentalitet krejt të ndryshëm, siç është Amerika, dalin më mirë në pah, me dramacitet, tipa e karaktere të qëmtuar në jetën e metropolit gjigant e që përbëjnë një hop cilësor në prozën e Roland Gjozës. Intimiteti i ngjarjes, ai mjedis që di të krijojë autori, dukë qenë realist dhe në të njëjtën kohë surealist, herë rrëfimtar si Kuteli i traditës klasike e herë ekstravagant në postmodernizmin e tij si një autor modern, padyshim sjellin në fushën e tregimit shqiptar një frymë origjinale.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Spare – në hije
01,500LMenjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin. Pas datës 6 mars, libri vjen në duart e lexuesve
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


