Ky liber sjell historine reale te jetes se izraeliteve ne Shqiperi permes rrefimit te Josef Jakoel, i cili ka lene nje deshmi te jashtezakonshme per mbrojtjen qe iu jane bere hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.
Kryevepër e letërsisë së përbotshme, Poetika shpërfaq pikëpamjet e Aristotelit për artin e veçanërisht për poezinë, epikën, lirikën dhe tragjedinë. Gjer sot Poetika mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik të periudhës klasike greke, ku trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj. Një libër themelor për çdo njeri që interesohet për letërsinë si formë e shprehjes artistike dhe për poezinë në veçanti.
Ky libër i sociologut të famshëm italian bën pjesë në një trilogji, së bashku me dy titujt e tjerë të tij, Miqësia dhe Erotizmi. Përkthyer në shumë gjuhë të botës, këto libra trajtojnë në mënyrë të kuptueshme për të gjithë temat e përjetshme njerëzore.