Availability: In Stock

Vrite babain

SKU: 9789928061270

1,400L

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.

Category:

Përshkrim

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin. Kur në skenën e krimit vjen Colomba Caselli, ajo kupton se në rindërtimin e ngjarjes ka diçka që nuk shkon. Colomba është tridhjetë vjeçe, është e bukur, atletike, dhe me karakter të fortë, por nuk është më në shërbim. Ajo ishte larguar nga detyra pas një ngjarjeje tragjike ku kishte qenë dëshmitare. Megjithatë, nuk i reziston dot tundimit të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë një police, një ndër më të mirët. Shefi i saj e di këtë, ndaj dhe i kërkon që të vazhdojë hetimet pa tërhequr vëmendje, duke e vënë në kontakt me Dante Torre-n, që njihet si “njeriu i silosit”, një ekspert për personat e zhdukur dhe fëmijët e abuzuar. Ai është një gjeni, me aftësi të pabesueshme deduktive, por edhe me fobi dhe paranoja shqetësuese. Në fëmijëri, Dante-n e kanë rrëmbyer dhe, ndërsa bota e mendonte të vdekur, ai u rrit i mbyllur brenda një silosi, ku u shkolluar nga kontakti i tij i vetëm me botën, individi misterioz që Dante e quante “Babai”. Kërkesa që i bën Colomba për t’iu bashkuar hetimeve do ta vërë përballë makthit të tij më të keq. Sepse pas zhdukjen e fëmijës Dante zbulon dorën e “Babait”. Por nëse është kështu, pse rojtari i tij ka vendosur të kthehet dhe të godasë përsëri pas kaq shumë vitesh? A do të mundet Colomba të besojë tek intuita e “aleatit” të tij, apo Dante po e udhëheq drejt një gjuetie fantazmash? Mbi autorin Sandrone Dazieri ka lindur në vitin 1964 në Cremona. Ai është shkrimtar dhe skenarist i njohur Italian. Dazieri është një mjeshtër i zhanrit noir. Ndër librat e tij më të njohur janë “Attenti alla Gorilla”, “La cura della Gorilla”, “Gorilla Blues”, “Il Karma del Gorilla” etj. Është vlerësuar me çmimin Bancarellino për librin për të rinjtë “Ciak si indaga”. Ai është skenarist i shumë filmave fiction italian ndër të cilët edhe Squadra antimafia Palermo oggi dhe R.I.S Roma Delitti imperfetti. Nga hijet e së shkuarës kthehet një vrasës pa fytyrë. Dazieri braktis Noir-in urban dhe ndërton një thriller madhështor që mban lexuesin të mbërthyer nga faqja e parë deri tek e fundit, duke e mbajtur vazhdimisht nën tension teksa historia merr kthesa të paparashikueshme.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

646

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrite babain”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *