Availability: In Stock

Vrasje ne shtepine Flit

Autor: Lucinda Riley

Çmimi origjinal qe: 1,400L.Çmimi i tanishëm është: 1,260L.

Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere….

Përshkrim

Vdekja e papritur e një nxënësi në Shtëpinë Flit të Shën Stivenit – një shkollë e vogël private me konvikt, në zemër të Norfolkut – është një ngjarje tronditëse, të cilën drejtori ngutet ta quajë aksident tragjik.

Por policia lokale nuk përjashton mundësinë e ndonjë loje të ndyrë, ndaj ky rast e detyron inspektoren Xhazminë Hantër të kthehet në detyrë. Xhazi, siç e thërrasin miqtë, ka hequr dorë nga karriera policore në Londër, për disa arsye, por pranon të përballet me hetimin për t’i bërë një nder ish-shefit të saj.

Së bashku me Majëllsin, rreshterin besnik, Xhazi hyn në botën e mbyllur të shkollës dhe fillon të hetojë rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të Çarli Kavendishit. Ndërkaq, ngjarjet marrin një tjetër kthesë shqetësuese.

Del se Çarli ka qenë një djalë arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët, ndaj janë shumë ata që kanë pasur motivin dhe mundësinë për t’ia ndërruar ilaçet që ai merrte çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll epilepsinë.

Ndërsa stafi i shkollës nuk është aspak bashkëpunues me policinë, zhdukja e një nxënësi në moshë më të re dhe vdekja e një profesori të moshuar të letërsisë klasike i japin Xhazit pista të rëndësishme, që e ndërlikojnë edhe më shumë hetimin: bora mbulon anekënd vendin, një tjetër i dyshuar zhduket, Xhazi duhet të përballet edhe me demonët e saj personalë…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

432

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrasje ne shtepine Flit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *