Përshkrim
“Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme. Virtyt e Këndshme! Unë isha në katin e parë dhe ajo ishte në katin përdhes, në dhoma mjaft të ngjashme me një tavolinë të vogël pune afër dritares me pamje nga kopshti. Dhe ndërsa po punoja në tavolinën time (duke marrë shënime, duke bërë lista, por jo duke shkruar vërtet), mendoja për Virtytin që gjendej pikërisht në të njëjtin vend një kat më poshtë, dhe kisha ndjesinë sikur në njëfarë mënyre po dyzohesha, gjë që nuk ishte e pakëndshme.” E dyzuar në tridhjetë medalione, e përthyer në tridhjetë pjesë, e tillë është rrëfimtarja e Virtyti dhe Rozalinda. Nga një rrëfim te tjetri, identiteti i saj luhatet: herë e rritur, herë fëmijë, herë Anlizë, herë Hana… Duke ndërthurur zhanret dhe tonet, duke kaluar nga emocioni te e çuditshmja, nga therësja te melankolia, Anne Serre, një dhe e shumëfishtë, na merr me vete në një valle marramendëse që skicon një autoportret gjenia















Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.