Përshkrim
Fragment nga libri
Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit. Eja, pra, eja!
Ku janë flokët e tu e ku është ai vit që nuk na ka parë ende bashkë? E urrej dhe e dua atë vit që po ngjitet e po rritet e që hëpërhë i fsheh 11 muajt që ka përpara, ndërsa gjethet e të dymbëdhjetit tashmë kanë rënë e kanë fluturuar kushedi se ku.
Pra, eja të mos ndahemi më sepse çdo gjë rrjedh kaq shpejt, çdo gjë është kaq e shkurtër, kumbimi i tyre mistik do të jetë i shurdhët e magjepsës sepse këta tinguj vijnë nga thellësitë e detit. Duamë dhe ma thuaj këtë, mbaje pezull kohën me frymën tënde sepse kur më thua se më do, nga kreshtët e dallgëve të harlisura del e duket Atlantida dhe ne mu si në një tokë të thatë do të kalojmë Detin e Kuq të harresës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.