Përshkrim
Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi. Viktimat janë të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet që të ndjekë hetimet. A do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij që të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.