Availability: In Stock

Te perjashtuarit

SKU: 9789994351497

1,000L

1 stok

Category:

Përshkrim

Është sfodi austriak i viteve pas Luftës së Dytë Botërore. Disa të rinj po përpiqen të çlirohen nga hijet e brezave të vjetër, nga pesha e prindërve dhe e historive të tyre, që janë bërë gati të padurueshme. Ata formojnë një bandë, të fshehtë e të frikshme, që e mbrojtur nga errësira dhe pamja prej gjimnazistësh naivë e të pafajshëm, sulmon, grabit dhe keqtrajton njerëz.

Prijësi i tyre shpirtëror është Rajneri, i cili është njëkohësisht edhe dështaku më i madh, kur është fjala për dashurinë dhe identitetin, gjëra që e mundojnë atë papushim. Ajo çfarë ndodh me transformimin e njeriut në këtë libër dhe fundi i fatit që vjen nga ky shndërrim, është përtej imagjinatës së thjeshtë, që vetëm një mjeshtre si Elfriede Jelinek arrin ta japë me atë intensitet dhe fantazi.

Elfriede Jelinek është mjeshtre e paraqitjes së marrëdhënieve dhe lidhjeve mikroborgjeze në historinë e sotme dhe të shkuar të Austrisë, realitetin e vështirë të viteve të pasluftës dhe rrezikun e përtëritjes të së keqes kërcënuese. “Të përjashtuarit” është një nga librat më të bukur të shkruara prej saj dhe një shembull tjetër për të pohuar se Jelinek është një ndër autoret më interesante të letërsisë së kohës sonë, arsye kjo pse është edhe fituese e Çmimit Nobel në Letërsi.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

271

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

19/8

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te perjashtuarit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *