Availability: In Stock

Te lire

Autor: Lea Ypi
SKU: 9789994306565

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj

1 stok

Category: Tags: ,

Përshkrim

“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m’u duk më i gjatë se ç’e prisja”.

“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht, ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t’i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie – si shumë pak të tjerë – të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë – një libër vërtet magjepsës”. – Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë”

“Të lirë” është një nga ata libra shumë të rrallë që tregojnë sesi historia formëson jetët njerëzore dhe politikat e tyre. Lea Ypi është një shkrimtare kaq e shkëlqyer dhe kaq e fuqishme, saqë historia e saj bëhet historia jote”. – Ivan Krastev, autor i librit “Drita që u shua”.

Lea Ypi është profesore e Teorisë Politike në London School of Economics. Libri i saj i parë për publikun e gjerë, “Të lirë”, po përkthehet në mbi 15 gjuhë të botës.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

312

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/7

Pesha

Website Stock