Availability: In Stock

Te dua Chanel

SKU: 9789928338709

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

Pas suksesit të librave “Femrave u pëlqen e kuqja” dhe “Rruga Chanel Nr. 5” rikthehet në shqip shkrimtarja italiane Daniela Farnese me romanin e saj “Të dua Channel”.

Përshkrim

Stili i saj pushtoi botën.

Klasi i saj arriti majat.

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris.

Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash.

E pasionuar pas fustaneve të zeza, të ngushta dhe qëndrimit drejt në majë të takave të larta, Coco-ja moderne, tashmë e sigurt në vetvete, është e dashuruar marrëzisht dhe gati për t’u përballur me të ardhmen e ndritur.

Po çfarë ndodh nëse krejt papritur, kur gjithçka duket se shkon vaj, në jetën e Etienit rishfaqet një e shkuar e errët dhe sidomos nëse ajo e shkuar ka masën 38, është elegante dhe duket si një aktore franceze e filmave pa zë?

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Coco-ja duhet të përballet edhe me një mëtues të bukur si Perëndi dhe një baba që kërkon të rifitojë dashurinë e së bijës pas shumë vitesh.

Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

260

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te dua Chanel”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *