Përshkrim
Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
Ashtu si te Pema e Jeniçerëve, libri fitues i çmimit Edgar Allan Poe, Goodwin na sjell të gjallë botën bizantine nëpërmjet përshkrimeve plot jetë, hollësirave mbresëlënëse dhe një konteksti të qartë historik. Në librin “Syri i Keq”, ai shpalos dramën dhe bukurinë e Stambollit, një qytet ku gjeografia dhe kultura janë ndërthurur duke e bërë një nga vendet më magjepsëse të botës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.