Availability: In Stock

Shperngulja e te vdekurve

Autor: Kim Mehmeti
SKU: 9789928152305

800L

Category:

Përshkrim

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t’i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

E çfarë më shumë se sa një i vdekur mund ta mbartë atë? Sepse arkëmorti është arkëdëshira, është amaneti, është kërkesa që të mos i dorëzohemi asaj që kërkon të na rrëmbejë të nesërmen. Shpërngulja e të vdekurve mes atyre që janë në shënjestër të betejës për kombin, gjuhën, besimin dhe komunizmin, merr më pas flamurin e asaj që nuk duhet assesi ta lënë diku, që të marrin rrjedhë tjetër.

Kim Mehmeti ka pikturuar përmes fjalëve, përmes rrëfenjave, një betejë që ka nevojë për më shumë sesa të gjallët, për më shumë sesa bashkëkohësit. E duke sjellë gruan si fortesë të këtij rrugëtimi, ka mundur të ndërtojë një kështjellë letrare që do të ketë gjithnjë nevojë për ngjitjen e lexuesve, sepse, fundja, të gjithë kemi nevojë për leximet e brendshme, të kujtdoqofshin ato.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

161

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

20/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shperngulja e te vdekurve”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *