Availability: In Stock

Shkretëtira e Tartarëve

Autor: Dino Buzzati
SKU: 9789928063311

1,000L

“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve…

Category:

Përshkrim

Djaloshi Xhovani Drogo një oficer i ri, dërgohet me një garnizon me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufi- tare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën.

Por çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, –ku miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të  mirë– dhe të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë.

Gjatë qëndrimit të kështjellën e Bastianos, Drogo takohet me Kapiten Ortizin, gjithashtu në pritje të armikut, heroikun Angustina që refuzon qytetin dhe pret vdekjen pa frikë, me cinikun Laterio, Tronkun, Montin dhe Simeonin, pasqyra e hipokrizisë njerëzore.

Ditët dhe muajt kalojnë dhe, kur kanë arritur në fund të jetës, atmosfera shfaqet e projektuar në një dimension joreal. Pas 15 vitesh pritjeje haluçinative më në fund shfaqen tartarët.., por Drogo dergjet në shtrat i vetmuar në një hani, i vetëm duke pritur vdekjen  pa pasur frikë prej saj.

* * *

Dhoma është përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna.

A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t’i duhet të iki më parë? Dera e dhomës rreh me një krëkëllimë të lehtë. Ndoshta është një shtjellë ere, një vorbull e thjeshtë ajri e këtyre netëve të trazuara pranverore. Por përkundrazi, ndoshta është ajo që hyri me çap të lehtë dhe tani po i afrohet kolltukut të Drogos. Duke mbledhur forcat, Xhovani drejton paksa torsin, ndreq me njërën dorë jakën e uniformës, hedh sërish një vështrim jashtë dritares, një shikim tejet të shkurtër, për pjesën e tij të fundit të yjeve. Pastaj në terr, edhe pse askush nuk e sheh, vë buzën në gaz.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

299

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

3/2

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shkretëtira e Tartarëve”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *