Përshkrim
Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.
Një i panjohur me emrin Xhed Perri i bashkohet Xhoit që të mund të ndihmojë në shpëtimin e ballonistit. Por, pa e kuptuar as vetë Xhoi, atë ditë të çuditshme ndodh diçka mes tij dhe Xhedit, një diçka e tillë që e shtyn Xhedin në një obsesion tejet të fuqishëm, që do t’ia testojë atij kufijtë e arsyes, që do të kërcënojë dashurinë e tij për të shoqen, Klarisën dhe do ta çojë atë vetë, Xhoin, në zgrip të marrëzisë dhe vrasjes.
“Sëmundje dashurie” është një libër brilant kushtuar dashurisë, besimit dhe trillit mbi atë se si jeta mund të ndryshojë themelet në një çast të vetëm rastësor të saj.




