Availability: In Stock

Rrefimet – Jeta si kirurg i trurit

Autor: Henry Marsh
SKU: 9789928265050

1,500L

Category:

Përshkrim

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.

Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal.

Në librin “Rrëfimet” ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore.

Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.

Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

270

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/3

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rrefimet – Jeta si kirurg i trurit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *