Availability: In Stock

Provocateur!

Autor: Mustafa Nano
SKU: 9789928236661

800L

Category:

Përshkrim

Ky libër shpreh qartë autorrëfimin që vetë autori Nano ka zgjedhur të bëje. Në media dhe në hapësirën publike, Mustafa Nano ka zgjedhur vetë të bëjë “provokuesin”. Opinionet e tij për shumëçka nga Kurani e Bibla, Jezusi e Muhamedi, te seksualiteti dhe deri te nëna e Skëndërbeut janë metodologjia e ndjekur për të ndërtuar përmbajtjen e librit. Një metodë që premton vetëm publicistikë, pasi nga pikëpamja shkencore nuk ka distancën e nevojshme subjekt-objekt për t’u konsideruar e vlefshme. Me këtë libër në formën e një autorrëfimi dhe me titull Provocateur shfaqet hapur në rolin e tij si i vetëprovokuar. Libri tingëllon menjëherë si provokim vetëm prej faktit që “provokon” vetveten. Mustafa Nano ka zgjedhur të intervistojë Mustafa Nanon. Qasja është në këtë rast provokimi i parë i librit. Edhe pse kushdo mund të lakmojë t’ia drejtojë vetë pyetjet vetes, dalja hapur në vetintervistim nuk është kaq rrethanë e lakmuar. Në këtë pozitë të sikletshme e vë veten autori i këtij libri, ndërsa i lejon pra vetes të provokojë veten.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

254

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Rafti #

19/8

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Provocateur!”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *