Availability: In Stock

Premtoj te dashuroj

SKU: 09887

1,200L

Ne nje stol, mu ne qender te sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta te kalimtareve eshte ulur nje burre. Ne gjunje mban nje bllok nga i cili nuk ndahet kurre. Pret castin e duhur per ta hapur dhe per te shkruar ne te perqafimet me te bukura,deshmitari i heshtur i te cilave eshte. E ka bere kete gje per me shume se 30 vjet:nje gjueti krahesh qe bashkohen dhe qe, kur kapen mes tyre, flasin per nje histori. Historine e lidhjes se pathyeshme mes prindit dhe femijes. Ate te pajtimit mes dy vellezerve, qe ishin ndare prej shume kohesh. Apo ate te pasionit qe bashkon dy te dashuruar ne nje te tashme te perjetshme, nga e cila nuk duan te largohen kurre. Copeza jete te kapura ne nje cast persosjeje te heshtur, qe flasin per dashuri te vecata e te paperseritshme. Sepse dashuria eshte shume me teper sesa nje shenje ne grafik apo nje fjale ne fjalor. Dashuria eshte nje mister i panjohur, nje cmenduri e embel qe deperton te ne per te mos na lene kurre. Eshte nje force qe u shmanget etiketimeve dhe perkufizimeve, duke marre gjithmone forma te ndryshme: si gezim, enderr apo lumturi. Eshte balsami qe mund te qetesoje dhimbjen dhe te sheroje plaget me te thella. Nje pervoje gjithperfshirese, qe na detyron te veme ne pikepyetje zgjedhjet dhe te gjejme guximin per ta kthyer boten permbys, per tu kuptuar se kush jemi dhe cfare kemi per te dhene.Atehere, per te njohur kete emocion te jashtezakonshem, mjafton te mesosh te kridhesh ne te, te rrezikosh gjithcka pa u menduar shume, te hapesh zemren tende edhe kur askush nuk duket se e ka celesin e duhur per te hyre aty. I cmendur eshte ai qe nuk e leshon veten ne premtimet e dashurise.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Premtoj te dashuroj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *