Prekja e së keqes
Çmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
“PREKJA E SË KEQES” ËSHTË VAZHDIM I LIBRIT “ENGJËJT E HAMURABIT”. Të gjithë mendonin se Xhejr Vesterlundi, diplomat finlandez, kishte vdekur prej kohësh. E përkundrazi, është një i arratisur dhe ia ka mbathur nga Kroacia – vendi i fundit ku është parë i gjallë – falë një pasaporte suedeze false. Pas vetes ka lënë një trup me kokë të prerë dhe pak shenja që të çojnë në Stokholm. Agjentja e Interpolit, Anikë Lehtoja, ka ndër mend ta zgjidhë çështjen dhe t’i shkojë deri në fund. Për këtë arsye kërkon të kthehet në shërbim pas muajve të gjatë të sëmundjes që e kanë mbajtur larg hetimeve. Bashkë me Anikën, edhe Daniel Kuisma vihet në gjurmët e Vesterlundit. Por mbi kokën e Danielit qëndron pezull një akuzë për krime lufte që u takojnë ngjarjeve të errëta të së shkuarës. Fillon kështu ndjekja e njeriut përmes kufijve ndërkombëtarë nga Norvegjia e largët në San Francisko, derisa mbërrin në Hagë. Por sa më shumë i afrohen presë Anika dhe Danieli, aq më shumë kuptojnë natyrën e vërtetë të Vesterlundit. Dhe fillojnë ta shohin qartë përbindëshin që jeton brenda tij.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.