Availability: In Stock

Politike dhe letersi:paradigma Gramsci

SKU: 09875

1,500L

Vepra “Politike dhe letersi: paradigma Gramsci” (botimi i dyte i rishikuar), e cila po i ofrohet lexuesit e perkthyer nga Majlinda Bashllari, vjen ne letrat shqipe me rastin e 100-vjetorit te autorit te saj, Arshi Pipa. A.Pipa e shkroi ne anglisht dhe ajo mbeti e daktilografuar si nje veper “gati per botim”,por pa mundur te botohej deri me sot. Nuk ka nje date te sakte se kur kjo veper mund te jete perfunduar. Nga leximet qe i jane bere tekstit, mendohet se mund te jete rreth viteve 1985-1986. Doreshkrimi permban rreth 469 faqe, perfshire ketu edhe nenndarjet e shenimeve dhe referencat per veprat e cituara.Struktura e tekstit, ne varesi te subjektit te trajtuar, leviz neper teknika te ndryshme narracioni: lineare, kronologjike, shkak-pasoje, deskriptive,krahasuese etj.Citimet origjinale te puneve te Gramsci-t pasohen nga analiza shteruese sociale, psikologjike dhe sidomos filologjike te Pipes, qe arrijne te japin ne fund nje portret kompleks me shume dritehije te figures tragjike te Gramsci-t. Bashkengjitur kesaj monografie per Antonio Gramsci-n eshte edhe autobiografia e Arshi Pipes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Politike dhe letersi:paradigma Gramsci”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *