Përshkrim

Boris Groys (1. 19.03.1947, Berlini Lindor) është eseist, kritik arti, teoricien i medias dhe filozof bashkëkohor gjerman.Ne vitet 1965-1971 ai studioi filozofi, matematikë dhe logjikë ne Universitetin e Leningradi dhe me 1992, fitoi gradën Ph.D. ne filozofi ne Universitetin e Miienster-it.Për pjesën më të madhe të karrierës së tij të gjatë dhe mbresëlënëse, nga viti 1994 deri më 2009, dha mësim lëndën e historisë së artit të avangardës dhe lëndën e filozofisë, në Staatliche Hochschule für Gestaltung Karlsruhe (“Universiteti Karlsruhe i Arteve dhe Dizajnit”). Në vitet 2005-2009 ishte Global Distinguished Professor i studimeve ruse dhe sllave në Fakultetin e Arteve dhe Shkencës në New York University (NYU) dhe që nga 2009-a, është profesor me kohë të plote po këtu. Ai është profesor i vlerësuar ndërkombëtarisht në një numër universitetesh në SHBA dhe në Europe. Në SHBA, Groys është i mirënjohur si autor i librit The Total Art of Stalinism. Shkrimet e tij filozofike përfshijnë A Philosopher’s Diary, On the New: A Study of Cultural Economics dhe The Invention of Russia, ndërsa ndihmesat e tij në teorinë dhe kritikën e artit mund të gj enden në Vanishing Point Moscow dhe The Art of Installation. Librat e tij më të fundit janë Under Suspicion: A Phenomenology of the Media, Ilya Kabakov: The Man Who Flew into Space from his Apartment, Art Power, The Communist Postscript dhe Going Public. Ndër të tjera, në Bienalen e Artit të 2015-ës në Venecia, Boris Groys ishte kryetar i jurisë ndërkombëtare per pavijonin shqiptar, anëtarët e së cilës ishin Kathrin Rhomberg, Ardian Paci dhe Alberto Heta