Përshkrim
Nga leckë këmbësh në vajzën e ëndrrave – Guida që mëson femrat se si të mos humbasin vetveten në një lidhje. Libri “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?” i Sherry Argov, jep një këndvështrim të veçantë lidhur me arsyen se përse meshkujt tërhiqen nga femrat e forta që janë të zonjat e vetes.
Me detaje pikante në çdo faqe, kjo guidë që është shumë larg broçkullave, shpjegon se përse një femër e fortë është më e dëshirueshme se sa një femër që thotë vetëm “po” dhe që gjithnjë sakrifikon veten. Autorja jep përgjigje të drejtpërdrejta për disa pyetje që zakonisht bëjnë femrat:
• Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë?
• Përse meshkujt i quajnë “të sigurta” vajzat e sjellshme?
• Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes?
Mbushur me këshilla shumë të nevojshme, shembuj që të bëjnë për të qeshur nga lidhjet në jetën e vërtetë, tabela “ajo thotë/ai mendon” si dhe “Principet e tërheqjes” sipas autores, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?” të jep përgjigjet e duhura.
Të ndihmon të zbulosh se kush je, të bëhesh e zonja e vetes, dhe të krijosh lidhjet me meshkujt në një nivel tërësisht ndryshe. Pasi të zbulosh atë sjellje të guximshme që i tërheq aq shumë meshkujt, jo vetëm që do të shtosh romanticitetin e lidhjes, por do të fitosh dashurinë dhe respektin e mashkullit me shumë më pak mundim.