Availability: In Stock

Pasqyra dhe drita

Autor: Hilary Mantel
SKU: 9789928366023

1,800L

Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë.

Kategoria: ,

Përshkrim

Angli, maj 1536.

Tomas Kromuelli, Lord i Vulës Private, është dëshmitar ndërsa i presin kokën Ana Bolenës, mbretëreshës tradhtare. Pas ekzekutimit, shtrohet në banket me mbretin, duke reflektuar për karrierën e  tij në ngjitje.

Kohët janë të vështira: kontetë e Veriut ngrihen në revoltë, duke kundërshtuar prishjen e manastireve dhe taksat e reja, të vendosura nga Kurora.

Rendi rivendoset për hir të vendosmërisë, mprehtësisë dhe këmbënguljes së Kromuellit, dhe Henri VIII e shpërblen duke e bërë kalorës të Urdhrit të Zhartjerës. Mbreti është i lumtur, megjithëse fillon të ndiejë peshën e viteve.

Gruaja e tij e re është e kundërta e së mëparshmes. Për më tepër, ajo arrin t’i japë trashëgimtarin e lakmuar. Edhe familja Kromuell ka kënaqësitë e veta: Gregori, djali i madh, martohet me motrën e mbretëreshës dhe Lordi i Vulës zbulon se ka një vajzë.

Por gëzimet nuk zgjasin. Xhejn Sejmuri, mbretëresha e re, vdes pak pas lindjes së trashëgimtarit dhe mbreti, edhe pse zemërthyer, ka nevojë për një nuse tjetër.

Kromuelli i futet punës: por armiqtë tashmë e ruajnë dhe ylli i tij nis të bjerë…

“Njerëzit nuk duan të jetojnë me detyrime”, mendon Kromuelli. “Preferojnë të shesin miqtë… sepse favoret që nuk mund të shpaguhen, të hanë shpirtin.”

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

921

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pasqyra dhe drita”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *