Availability: In Stock

Papirus

SKU: 09902

2,000L

Libri ka qenë aleati ynë që prej shumë shekujsh, në një luftë që nuk është shënuar në manualet e historisë. Lufta për të ruajtur krijimet tona të çmuara: fjalët, që janë vetëm një shkulmë ajri; fantazitë që shpikëm për t’i dhënë kuptim kaosit dhe për të mbijetuar brenda tij; njohuritë e vërteta, të rreme dhe gjithnjë të përkohshme që po gdhendim në shkëmbin e fortë të padijes sonë. Prandaj vendosa që të kridhem në këtë hulumtim. Në fillim të gjithçkaje, dolën pyetje, lumenj pyetjesh: kur u shfaqën librat? Cila është historia e përpjekjeve për t’i shumëfishuar apo për t’i asgjësuar? Çfarë humbi rrugës dhe çfarë ka shpëtuar? Pse disa prej tyre janë kthyer në klasikë? Sa viktima kanë shkaktuar dhëmbët e kohës, kthetrat e zjarrit, helmi i ujit? Çfarë librash janë djegur me zemërim dhe çfarë librash janë kopjuar me më shumë pasion? Të njëjtët? Ky rrëfim është një përpjekje për të vazhduar aventurën e atyre gjahtarëve të librave. Do të dëshiroja të isha, në njëfarë mënyre, bashkudhëtarja e tyre e pagjasë, në pritë për dorëshkrime të humbura, për histori të panjohura dhe për zëra gati në të shuar. Ndoshta ato grupe eksploruesish ishin vetëm disa laro në shërbim të disa mbretërve të pushtuar nga një fiksim megaloman. Ndoshta nuk e kuptonin rëndësinë e detyrës së tyre, që iu është dukur absurde dhe, gjatë netëve në qiell të hapur, kur po shuheshin thëngjijtë e fundit të zjarrit, mërmëritnin nëpër dhëmbë se u kishte ardhur në majë të hundës që rrezikonin jetën për ëndrrën e një të çmenduri. Me siguri, do të kishin parapëlqyer që t’i dërgonin me ndonjë mision që t’u jepte më shumë mundësi për t’u ngritur në detyrë, si për shembull të shuanin ndonjë revoltë në shkretëtirën e Nubisë apo të inspektonin ngarkesën e mauneve që lundronin në Nil. Por them se, duke kërkuar gjurmët e të gjithë librave sikur të ishin pjesë e një thesari të shpërndarë, po hidhnin, pa e ditur, themelet e botës sonë”.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Papirus”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *