Availability: In Stock

Pallati Bonbon

Autor: Elif Shafak
SKU: 9789928006011

1,400L

Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023.

Përshkrim

Një profesor universiteti që ndahet midis pasionit për gratë dhe Kirkegardin, misteriozja Dashnorja Blu, e çuditshmja Higjienë Tijen me çupkën e saj Su, plaka Madamë Tetka: janë qiraxhinjtë ekstravagantë të Pallatit Bonbon, një ndërtesë zotërinjsh gjysmë karakatinë në zemër të Stambollit.

E ndërtuar në mes të viteve Gjashtëdhjetë nga një emigrant i pasur rus për gruan e çmendur, është shndërruar në një banesë të përbashkët, e molepsur nga insektet, ku të mbyt duhma e një ere të tmerrshme që s’dihet nga vjen. Një skenë ekscentrike për ndodhitë e korkolepsura dhe fiksimet e protagonistëve të Pallatit Bonbon, që ndërthurin fatet e tyre në sfondin e një Stambolli të trazuar dhe vital, varur pezull midis modernitetit dhe traditës.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

480

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pallati Bonbon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *