Availability: In Stock

Njezet vjetet e Lusit

Autor: Elsa Osorio
SKU: 9789928366535

1,250L

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Përshkrim

Lindja e të birit e shtyn Lusin,  një argjentinase njëzetvjeçare, t’u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë.
Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri?
Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbëngulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit. Historia që zbardhet pak nga pak, është ajo e një vendi të ndarë e të copëtuar nga një regjim terrori, e një vendi të plagosur nga torturat, tmerri i zhdukjeve, fshehja famëkeqe dhe tradhtia e harresës.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

416

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Njezet vjetet e Lusit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *