Përshkrim
ME TË RËNË DËBORA E PARË, AI DO TË VRASË SËRISH. HERRI HOLI, QË TË KEQEN E NJEH NGA AFËR, ËSHTË I VETMI QË MUND TA NDALË SEPSE DI TË ARSYETOJË ME MENDJEN E VRASËSIT.
Një natë, pas dëborës së parë të vitit, Jonasi i vogël zgjohet dhe zbulon se e ëma është zhdukur. Shalli rozë që ai i kishte dhuruar për Krishtlindje është i mbështjellë në qafën e njeriut prej dëbore që, për çudinë më të madhe, atë ditë është shfaqur në kopshtin e tyre. Por kur edhe një grua e dytë zhduket në rrethinat e Oslos, parandjenjat më të këqija të inspektorit Herri Hol duket se ravijëzohen qartë e marrin trajtë reale. Duket sheshit se do t’i duhet të përballet me një vrasës serial, për herë të parë në Norvegji.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.