Availability: In Stock

Ne, femijet e koptshtit zoologjik te Berlinit

Autor: Christiane F.
SKU: 9789928371034

1,500L

Nje bestseller nderkombetar qe ka shenuar nje brez te tere: I pajisur me fotografitë reale të protagonistëve të historisë, vendeve ku mblidheshin, diskotekave dhe udhëkryqeve ku ishin të detyruar të prostituonin. Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinoë-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970.

1 stok

Category:

Përshkrim

Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970.
Kristiana F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe dhune. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin, hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe evokuese. Që Kristina do të bëhet pre dhe e varur nga heroina ndihet qysh në faqet e para të librit dhe ndjesia e diçkaje tragjike dhe të pashmangshme mbizotëron në çdo fjalë të sajën. Kristiana rrëfen pamjen e zymtë të prostitucionit dhe xhiros së ndyrë të drogës rreth e përqark stacionit të metrosë të Kopshtit Zoologjik të Berlinit, por lexuesit do të shohin edhe sensin e komunitetit që zhvillohet mes Kristianës dhe miqve të saj.
Pikiata e saj e shpejtë drejt abuzimit me heroinën dhe prostitucionit është tronditëse, por mërzia, nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, rreziqet drithëruese, madje edhe fiksimet muzikore që mbushin jetën e Kristianës janë të njohura për shumë lexues. Ky portret i luftës së Kristianës nuk është vetëm beteja e saj kundër varësisë nga heroina, por është historia e një adoleshenteje që kërkon të gjejë vetveten dhe vendin që i takon në këtë botë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

362

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

19/5

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ne, femijet e koptshtit zoologjik te Berlinit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *