Përshkrim
Personazhi i Unamunos gjendet gjithnjë në zgrip, duke u luhatur mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes reales dhe irreales, të vërtetës dhe të pavërtetës etj., dhe përmes këtij rrëfimi, autori trajton problemin më të madh të qenies njerëzore, dyshimin në ekzistencën e vet. Mendoj, prandaj jam apo jam, prandaj mendoj, fraza dekartiane bëhet lajtmotiv i këtij romani, që përveç lojës narratologjike dhe diskursit filozofik, shoqërohet fund e krye me një sentimentalizëm që rrjedh nga naiviteti i personazhit kryesor, Augusto Perezit. Libri është përkthyer nga Orjela Stafasani.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.