Përshkrim
“Me lumin midis” është një histori dashurie e vendosur në periudhën koloniale, njëfarë Romeo dhe Zhuljeta afrikane, ku rrëfehet dashuria midis dy të rinjve të fiseve kundërshtare Gikuju të kreshtave, si dhe përpjekja e tyre për të shuar mërinë e lashtë midis fiseve të tyre. Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative.